[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Një person ka humbur jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit



 

Një person ka humbur jetën si pasojë e Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Lajmin e ka konfirmuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përmes një njoftimi në Facebook.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 528 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 62 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, njofton IKSHPK.

Menu Title