[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Një person humbi jetën dhe 284 të infektuar me COVID-19  në Kosovë



 

Botapress 29 Tetor- Në Kosovë situata epidemiologjike po tregon sinjale të përkeqësimit, pasi të enjten (29 tetor) janë konfirmuar 284 të infektuar me koronavirusin e ri. Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike rezultatet janë në bazë 1.058 mostrave të testuara.

Nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri brenda 24 orëve ka vdekur dhe një person. (1 rast Klinika e Kardiologjisë, QKUK).

Raste aktive aktualisht janë  2.869

“72 TË SHËRUAR DHE 284 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.058 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 284 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Klinika e Kardiologjisë, QKUK)”, thuhet në njoftim.

Menu Title