.
×

Një muaj paraburgim për burrin që rrahu gruan në sy të vajzës së mitur në Prishtinë



Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.B për shkak se ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”. Ai e kishte kanosur gruan, SH.A dhe kishte ushtruar dhunë fizike ndaj të njejtës në prezencën e vajzës së tyre 8 vjeçare.

“Të pandehurit B.B i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, nga dt.28.06.2018 deri me dt. 28.07.2018”, njofton komunikata transmeton Gazeta Express. Rasti ka ndodhur në Prishtinë ndërsa pamjet u bën publike përmes mediave gjatë ditës së djeshme.

Gjykata ka konstatuar se kërkesa për  caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.B është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tyre në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës, pasi që egzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun se, i njëjti mund të përsëris veprat penale të llojit dhe natyrës së njëjtë apo të ndryshme.

 

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.