.
×

 Një libër I rëndësishëm për komandantin e Përgjithshëm të Lëvizjes Kaçake në Kosovë Azem Galica              



Recension për Librin ”AZEM GALICA” i  autorit Prof. dr. Mehmet Rukiqi, botuar nga Instituti Albanologjik në Prishtinë, 2013,  gjatë përurimit në Mitrovicë, më 30 gusht 2014, organizuar nga Qendra Kulturore  ”Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë. 

 

Letersia_Hysen Ibrahimi

Shkruan Hysen Ibrahimi

Libri i titulluar ”AZEM GALICA”, nga autori  Prof. dr. Mehmet Rukiqi, është njëri ndër librat më të spikatur që i dedikohet heroit të madh kombëtar Azem Galicës.  Autori me një përkushtim të madh i qaset punës  shkencore dhe duke e nxjerrë këtë libër në dritë, plotëson sfondin e historisë shqiptare edhe me një libër me vlera historike dhe kombëtare.  Po ashtu shquhet me  bazën autentike të pasqyrimit, përjetimit real kushtuar prijësit të çetave kryengritëse në Drenicë  dhe më vonë Komandantit i Përgjithshëm i Lëvizjes Kaçake në Kosovë Azem Galica, gjatë periudhës 1912/1924, me bashkëluftëtarë dhe bashkëpunëtorë.  Madje  mund të themi  se autori ndjek  kronologjinë e ngjarjeve të Komandantit Azem Galica në menyrën më të spikatur të tij që nga lindja, rrita, formimit i tij në frymën patriotike dhe atdhetare e deri në ramjen e tij heroike në front me armikun pa u dorëzuar asnjëherë.

Përveç kësaj në libër, mund të shofim se autori Prof. dr. Mehmet Rukiqi ndihmon qartësimin e protretit,  trimërisë, menqurisë dhe autoritetin madhor që kishte krijuar Azem Galica, me një kuptim të përgjithësuar dhe shumë dimensional.  Faktohet se Azem Galica përveç se ishte një udhëheqës i  luftës kundër okupatorit, ai ishte edhe një përparimtar me një vizion të qartë si luftarake po ashtu edhe në fushën politike. Si shembull konkret kemi, kur Azem Galica nxjerr tetë kërkesat historike. Ndër më të rëndësishmet sipas mendimit tim dhe që ngritin lartë Azem Galicën si një burr të menqur dhe atdhetar,  janë pika 1 dhe 5. Në pikën  1 thot, citat: ”të njihet e drejta e popullit shqiptar të Kosovës për t’u bashkuar me Shqipërinë” dhe pika 5  “të lejohet hapja e shkollave shqipe”, përfundon citati. Kurse në një dimension tjetër autori  Prof. dr. Mehmet Rukiqi,  Azem Galicën e nxjerr me vlera të kulturës, traditës shqiptare përparimtare, kur shkojnë t’a marrin nusen e tij kuptohet me lejën e Shote Galicës, ai nuk dërgon qerrën e mbuluar me qylym të kuq, por dërgon pajtanin, për t’a marr nusën Zojë Cekun nga Kastrioti që mos t’i shuhet hisja.  Ishte hapi i parë drejtë emancipimit modern për kohën që dallon nga traditat e vjetra shekullore. Pra zëvëndëson qerrën e mbuluar me qylym me pajtan.

Duke e lexuar librin, shofim kompletimin e veprës nga autori Prof. dr. Mehmet Rukiqi, kur ai dallon disa veçori duke u përqëndruar nga të dhënat burimore, dhe për asnjë moment ai nuk largohet nga e vërteta.  Nga pervoja e tij shumë vjeçare të të krijuarit, të Prof. Rukiqit, shofim se sa bindshem artikulon secilën ngjarje, sidomos do ti kisha veçuar, disa prej tyre duke filluar nga parathënja, pastaj rrethanat historike para Azem Galicës, takimi me Hasan Prishtinën, ngritja e flamurit shqiptrar ne Pejë, Azem Bejta komandant i përgjithshëm, Shkodra dhe Azem Galica, Shota vret naçallnikun në Mitrovicë, gjenezën e fluturimit të Azem Galicës,  martesa e vajzës se tij Azeminës, të gjitha këto janë ngjarje të një historie në vete dhe që janë përcjellur deri në ditët e sotme, nga gojëdhanat por pa u shkruar, kurse tani i kemi të shkruara dhe po i promovojmë, falë Prof. dr. Mehmet Rukiqit.. Sigurisht se libri është i veçantë po ashtu për kah inspirimi i artikulimit të ngjarjeve në mënyrë sistematike ku autori Rukiqi priret për kah preokupimi në sferat atdhetare, morale, jetike, patriotike dhe kombëtare që kishte heroi ynë i madh Azem Galica.  Po kaq, autori, i është kthyer frymëzimit të Azem Galicës që ai kishte nga të parët e tij se si duhet luftuar Serbija, si një e keqe dhe shumë e dëmshme për vendin.

Duke i qëndruar besnik ngjarjeve të jetës konkrete, burim i së cilave ishin gojdhanat popullore, por edhe të dhëna nga librat e disa autorëve, autori Rukiqi, në veçanti  ballafaqohet për të pasqyruar rezistencën e trimërisë së Azem Galicës dhe bashkëpunëtorëve të tij kundër okupatorin serb, plot 12 vite. Gjë që ka arritur mjaft bindshëm t’i shqiptoj këto aspekte të realitetit nëpër vite. Do e veçoja kur Azem Galica plagoset rëndë, ndërron jetë dhe amaneti i tij qohet në vend. Amaneti i Azemit ishte, që kufoma e tij të fshihet dhe mos të bije në duart e armikut kursesi. Ngjarje kjo, aq sa është e dhimbshme, aq është edhe krenari kombëtare.

Po kështu në këtë libër shofim shkallën e lartë artistike gjatë formulimit të ngjarjeve që autori i ka dhën përparësi idesë duke prekur ndjenjën dhe mendimin e secilit lexues nga autori Rukiqi, si:

*Kur Azemi plagoset më 22 korrik 1924 ne Çiçavicë, komuna e Klinës dhe qëndron i fortë deri në momentet e fundit të vdekjes.                                                                                        

*Kur Azemi ndërron jetë me 25 korrik 1924, pran një shkëmbi ndërmjet Gllarevës dhe Perçevës, në ora 6 të mëngjesit. Varroset në Shpellën e thellë 75 metra, në rrethana shumë të vështira të dhembshurisë.                                                                                                                                                    *Kur këndojnë këngë për Azem Galicën që ngrisin moralin e trimërisë dhe rezistencës kombëtare.                                                                                                                                                 *Apo, kur Azemi i plagosur rëndë, ia kthen shpinën Zojës për herë të fundit të jetës së tij, pa e ditur se a do shifet prap dhe se çka do t’i lind, vajzë apo djal. Zoja ishte shtatëzënë.

Në fund fare, mund të themi se Prof. dr. Mehmet Rukiqi, me këtë libër të tij, ka pasuruar sfondin e librave të historisë kombëtare, që përcjellin mesazhin e unitetit kombëtar, e në veçanti mbi historinë e lëvizjeve të luftëtarëve tanë gjatë rrugëtimit drejtë lirisë sikurse që ishte edhe vet Azem Bejtë Galica, personaliteti më i shquar i popullit shqiptarë që për synim kishte çlirimin e Kosovës dhe bashkimin e kombëtar me një shtet të vetëm Shqipërinë.

ZOTI E BEKOFT LIBRIN KUSHTUAR AZEM GALICES DHE TERE KRIJIMTARINE E PROF. DR MEHMET RUKIQIT, DUKE I DHENE SHENDETIN DHE VULLNETIN EDHE PER LIBRA TE TJERE.

 

P.S Autori është Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë, “Papa Klementi XI Albani”, Suedi, nënkryetar i Lidhjes së Krijuesëve Shqiptarë në Mërgatë.