.
×

Një kosovar nga Vjena i shkruan Shpend Ahmetit: Prishtina, i vetmi vend në Europë i pa stolisur



Një qytetar me qëndrim të përkohshëm në Austri, Arben Gjinaj, ka shkruar një letër të hapur për Shpend Ahmetin. Ai ia kujton Kryetarit të Prishtinës së krejt qytetet evropiane tashmë janë stolisur për festat e fundvitit.

Lexojeni të plot shkrimin e tij.

Kryetar jepi dritë Prishtinës!

Ndonëse nuk jam momentalisht në Prishtinë, po lexoj dhe dëgjoj se Prishtina ende nuk është stolisur për festat e fundvitit, se Prishtina është ndoshta kryeqyteti i vetëm në Evropë që nuk është zbukuruar!


Zoti Kryetar, Shpend Ahmeti, muaj me parë ishit për vizitë në Vjenë ku u takuat me rininë dhe studentët e Kosovës. Para tyre fole për zhvillimin e Vjenës, kulturën, urbanizmin…Fole edhe për mikpritjen që të është bërë nga kryetari i Vjenës, z. Häupl. Vjena që ka më shumë banorë se sa e gjithë Kosova, është ndriquar, e zbukuruar e stolisur në çdo cep të saj. Rrugët e qendres së Vjenës z. Kryetar po “vlojnë” nga qindra mijëra turistë, të cilët dëshirojnë të përjetojnë atmosferen festive të festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri!


Zoti Kryetar, para dy javesh ke qenë në Bern të Zvicrës. Sigurisht edhe atje e ke parë se si është zbukuruar jo vetem Berni por secili qytet dhe fshat i Zvicrës. Por, nëse gjatë kohës sa ishe në Zvicër ke kaluar natën nëpër Cyrih, nuk besoj se ke mundur të kalosh pa e bërë një fotografi, nuk ma merr mendja se nuk je magjepsur me atë mrekulli dhe atë hijeshi siç është stolisur Cyrihu. Nuk po shkruaj për Londër ku JU e dini më së miri se si zbukurohet dhe gjallerohet secila lagje e saj.


Zoti Kryetar, gjatë viteve të mia në Prishtinë, shumë shokë dhe miq nga qytete të tjera të Kosovës dhe nga diaspora janë ardh enkas në Prishtinë vetëm për ta parë qytetin e zbukuruar, vetëm për të bërë një fotografi dhe për ta ruajtur si kujtim nga ndriqimi i Prishtinës. E sot???
Zoti Kryetar, e stoliset apo jo Prishtinën, ju siguroj se pothuajse gjitha familjet në Kosovë, në shtëpitë e tyre e kanë stolisur bredhin dhe do t’i festojnë festat e dhjetorit, do të urojnë njëri tjetrin, do të hanë e do të pinë si evropian, sepse kështu feston Nju Jorku, Londra, Parisi, Berlini, Roma, Vjena, Berni…


Zoti Kryetar, mjaft populli i Kosovës ka jetuar pa ujë dhe drita, mjaft e kemi pritur Vitin e Ri në terr…Jepi dritë Prishtinës, jepi gjallëri, jepi shkëlqim, sepse kështu e dëshiron Prishtinën ta sheh evropa, kështu e dëshirojnë edhe qytetaret e saj!