.
×

Një i arrestuar në Kumanovë i ikë policisë



Një person më banim nga fshati Bërnjarc të Haraçinës (emri i njohur për redaksinë), është personi i 32-të i paditur, por që ka arritur t’i “ikë” policisë nga duart, merr vesh gazeta KOHA. Personi me prejardhje nga fshati malor Brezë është arrestuar natën e shtunë së bashku me shumë të tjerë, ndërkohë që është i pari që i është dorëzuar policëve shqiptarë që kanë marrë pjesë në aksion. Madje, vullnetarisht ai është ofruar të tregojë edhe vendndodhjen e armatimit në Brezë. Megjithatë, të dielën, pasi i ka dërguar policët me helikopter deri në fshatin malor, ai ka “arritur” të largohet pa u kapur më nga policia. Zyrtarët e MPB-së të hënën nuk e mohuan, por as nuk e pohuan lajmin për “arratisjen” e këtij personi, megjithëse ditëve në vijim, pritet të sqarohet gjithçka. Emri i personi në fjalë u përmend javë më parë, ku policia bastisi dy-tre shtëpi në Bërnjarc, si dhe në Brezë dhe Malinë, vetëm dy ditë pas sulmit në karakollin e policisë në Gushincë. Ndryshe, ikjen e personit e konfirmojnë edhe banorë të fshatit malor Brezë.