.
×

Një foto që zgjati shumë pak, pas kritikave për trupin, Shpat Kasapi merr vendimin e papritur



Teksa tek ne bënte aq ftohtë, sa vetëm kur e mendonim të dilnim jashtë, fillonim të dridheshim, Shpat Kasapi poston një foto si për të na bërë zili, nga Jamaica me rroba banje.

 

Kohët kanë ndryshuar dhe Shpati, dhe sot nuk është më ai djali për të cilin çmendeshin vajza. Këtë e vërtetuam dje, jo se nuk e kishim menduar më parë. Fotoja që ai postoi në Instagram e vuri në qendër të kritikave, për shkak të formës së tij fizike, jo dhe aq të mirë. Komentues të shumtë e këshillonin që të kujdesej më tepër për veten, e ndërsa vunë në dukje edhe trupin e padepiluar të këngëtarit. Kaq ka mjaftuar dhe Shpati vendosi që ta fshinte foton, vetëm pak orë më pas pasi e kishte postuar.

 

Ai ka nga Jamaica disa foto të tjera ‘hot’, por që në të mund të shquajmë vetëm komente pozitive. Shpat Kasapi, mbetet padyshim një ndër këngëtarët më të mirë të momentit, por duket se fakti që është shkëputur paksa nga muzika, ka ndikuar edhe tek fansat e tij, që tashmë nuk janë dhe aq të zjarrta.

Image