.
×
20170111140114864646

Një delegacion i Vetëvendosjes në Londër, Visar Ymeri shfaqet me kravatë!



Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje po zhvillon një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar për t’u takuar me mërgatën shqiptare, partitë politike britanike, dhe organizata shqiptare dhe ndërkombëtare, njofton kumtesa partiake.

Delegacioni udhëhiqet nga kryetari i Visar Ymeri e në të bëjnë pjesë Glauk Konjufca, kryetar i grupit parlamentar, Fisnik Ismaili, deputet dhe Fitore Pacolli, drejtuese e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë.

Në ditën e parë të vizitës delegacioni është takuar me përfaqësues të lartë të Partisë Laburiste Britanike si baronesha Janet Royall, me ndërlidhësen e Marrëdhënieve me Jashtë Znj. Jo Greening dhe me menaxheren e Projekteve Ndërkombëtare Nabila Sattar.

Baronesha Royall, e cila ka dhënë më herët një kontribut të çmuar gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë, shprehu interesimin që të mësojë më shumë mbi zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

Delegacioni do të vazhdojë vizitën me takime me përfaqësues të Partisë laburiste, me Ministrinë e Punëve Jashtme Britanike, me gazetarë si dhe në takime dhe një tubim me mërgatën shqiptare.