[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Një apel i personelit mjekësor: Ndalni thirrjet për urrejtje ndaj njeri-tjetrit!



 

Botapress, 29 Mars – Ata janë në vijën e parë të frontit të luftës kundër pandemisë Covid 19 por nuk janë lodhur as dorëzuar përballë punës me orar të stërzgjatur dhe me sfida të mëdha. Por një grup presonelësh mjekësorë kanë një shqetësim, atyre u pengon ndarja dhe përplasja e spektrit politik të Kosovës, shkruan Botapress.
Ndaj në një postim të tyre në Facebook, një prej tyre ka shpërndarë këtë porosi në emër të personelit mjekësor të provileve të ndryshme.
Ja postimi:
Në foto jemi nëntë veta(personel mjekësor,)specialist të profileve të ndryshme, infermier, ndihmes.
Secili nga ne ka dy apo me shumë mendime të ndryshme nga njeri-tjetri, për punën e përditshme (rutinen profesionale) e lerë më për tema më të gjëra që diskutojmë (kur nuk kemi pacientë),secili ka nje lider të shteteve të mëdha që e ka të preferuar (dikush e admiron Bush-in e vjetër,tjetri Bush-in e Ri,tjetra Blair-in,tjetra Obama-n,Clinton-in,Trump-in,Berlusconi-n,Merkel-in të gjithë,si dhe lideret e shteteve tona:njeri Salen,tjetri Nanon,Edin,Albinin,Isen,Ramushin,Thaqin etj,madje edhe kryatarët e komunave i kan të preferuar sipas dëshires dhe mendimit të lirë ,secili edhe ekipet e futbollit i kemi te preferuar dhe për “çudi” asnjëri nuk linçohet nga të tjerët,madje as “tradhtarë” nuk shpallet por vazhdojmë ta luftojmë së bashku të keqen ,armikun e përbashkët (sëmundjen) që i kanoset së pari popullit tonë e pastaj gjithë njerëzimit!
Sepse vetëm duke i harmonizuar mendimet dhe energinë mund ta mposhtim armikun e vetëm dhe të përbashkët(sëmundjen)!
Çfarë mendojnë more ata njerëz të ligë? Që pa menduar gjatë janë të gatshëm të shpallin tradhtarë të kombit?Madje shkojnë aq largë saqë kërkojnë edhe eliminimin fizik të bashkëkombasve të tyre,po vallë mund ti quajmë bashkëkombas ata që e ushqejnë popullin më vëllavrasje dhe ata që ushqyen më herët dhe bëjn thirrje për gjakderdhje,po si mund ti kemi vëllezër dhe motra ata që ne mendje dhe shpirtë kan vëllavrasjen,që me çdo mjet dhe formë tentojnë ta cenojnë fjalën e lirë,më të vetmin qëllim :ardhjen në pushtet,pavarësisht dëmit që mund t’i bëjn kombit dhe shtetit!
Mos qofsha bashkëkombas i tyre!
Bashkohuni o njerëz të mirë,sepse të gjithë jeni të zgjedhur nga shqiptaret dhe jo nga etnitë tjera,harmonizoni mendimet dhe energjinë e luftone armikun e përbashkët (Serbin) sepse i vetmi armik yni është Serbia e jo Amerika(as Grenell,as Biden,as Kosnett e as Trump) por është aleati ynë i ditëve më të vështira bashkë me BE,lerni pollavrat e ndalni thirrjet për urrejtje ndaj njeri-tjetrit se nuk ju pinë ujë më!
#Folni shlirë#
#Shprehni mendimin lirshëm#
#Kujdes po##panik jo#
Zbatoni rekomandimet e IKSHPK
Ruani veten dhe të tjerët
Zoti e bekoftë Kosovën&Shqipërin!
Zoti e bekoftë Amerikën!
Ziti i bekoftë e i ruajt shqiptarët!
Me shumë dashuri dhe respekt për të gjithë shqiptarët kudo që janë:

Sadri Berisha Dr kirurg ne Spitalin e Pejes

Menu Title