.
×

Nitaj e konfirmon ndalimin e Daut Haradinaj, pastaj thotë se s’ka pasur asnjë telashe



Botapress 18 Korrik- Nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj, i ka konfirmuar raportimet e mediave se Daut Haradinaj është ndaluar nga autoritetet asutriake në Vjenë. I kontaktuar nga Gazeta Express, Nitaj, fillimisht tha për bashkëpartiakun e tij (Dautin), se e kanë lënë të lirë e detajet do të merren vesh më vonë.

Muharrem Nitaj përmes një përgjigje në “Viber” për Gazetën Express thotë se Dautin e kanë lënë të lirë në Austri, më pas ai ka fshirë këtë konfirmim. Për të dytën herë ai shkruan se deputeti Haradinaj nuk ka asnjë telashe në Vjenë dhe është në rrugën e tij duke pirë kafe me miq.

“Daut Haradinaj nuk ka ansjë telashe. Është në rrugën e tij. Sapo fola me të dhe ai është me miq duke pirë kafe”, tha Nitaj për Gazetën Express.

Ndryshe, Daut Haradinaj, pas lajmit se është ndaluar në Vjenë ka postuar fotografi nga atje. Por nuk ka folur nëse e kanë ndaluar, vetëm ka shkruar “Live nga Vjena”.