.
×

Nita Hetemi: Kush e privoi nga jeta dajën tim e gazetarin Bekim Kastrati



 

Nje pjese nga shkrimet e mia, per Dajen Bekim Kastrati!

Jo vetem ne pervjetorin tend, po per ty shkruaj gjdo dite. Po lutem qe ti je duke pushuar i qete,po lutem qe ti je krenar per krejt ne. Ta ndalen jeten te pabeset, i mallkofte Zoti pergjithmone. Sigurisht e din sa na mungon, e din sa lote jane derdhur me ikjen e hershme tenden.

Isha shume e vogel te kuptoja pse nuk jeton me, e si nje vajze e vogel kisha mjera pytje qe i pysja ne shtepi vazhdimit per ty, me thonin qe ti ke shkuar ne qiell, e une qaja duke i kerkuar Mamit te me dergonte tek ty, te me futej ne koke qe ti ke shkuar per te mos u kthyer me, ishe e pamundur.

Sa here flisnin ne shtepi per ty, ndegjoja me vemendje per trimerine tende, guximin qe ke pase, ambiciet tua dhe gjithmone thoja qe do behem si ti. Kur shikoja fotografite tua ne mur, mendoja qe ti je atu me ne, po na ndegjon te gjitheve, e sa here mbledheshim te gjithe, gjithmone vrehej mungesa jote, gjithmone loti ishte prezent ne syte e secilit, ata qe te vrane ty na vrane edhe ne me mungesen tende.

Po du me te tregu Daje qe une u rrita, po ndjeke endrren qe ty ta ndalen, edhe une ashtu si ti kam pasion shkrimin, kete e pasion e trashegova nga ti, e gjithmone deshiroja te behem gazetare si ti. Por une rrita ne Kosoven tone ku Drejtesia kushton shume, kaluan vite pa zbardhjen e vrasjes tende, e per kete arsye vendosa te futem ne Drejtesi, qe nje dite une te zbuloje vrasesit tuaj.

Te fola per veten mjaftueshem, po du me tregu qe Vesa e Era po rriten ne frymen qe ti ke dashte gjithmone, po rriten duke te pasur ty udherrefyes te jetes, ani pse jo fizikisht, je krenar qka le mbas vetes, eshte kujtimi ma i mire qe e kemi nga ti.Po e permbylle kete leter Daje eshte e pamundur me vazhdu me shkru me shume, po te premtoj qe letren e radhes qe do shkruaj per ty, do flase me gjate.

Cdo dite malli per ty vetem rritet, e sot ne pervjetorin e 18 te vrasjes tende tek ne qendron krenaria qe te patem ty, e madheshtia jote sot shembellen ane e mbane, ne zemren e mendjen e te gjitheve!/Botapress.info/