.
×

Nisma ngushëllon familjen Jashari



Nisma për Kosovën, dega në Fushë Kosovë shprehë i ngushëllime familjes Jashari për humbjen e jetës së djalit të tyre, nga qentë endacak, njëherësh kërkon nga Kuvendi komunal, përkatësisht nga Kryetari i komunës, që t’i ndihmoj familjes Jashari në kapërcimin sa më të lehtë të dhimbjes së tyre familjare dhe jo vetëm të tyre por edhe të gjithë popullatës së Fushë Kosovës.

Subjekti politik Nisma për Kosovën dega në Fushë Kosovë, kërkon dorëheqjen e menjëhershme si akt moral të tyre, të drejtorit të Drejtoratit të Shëndetësisë si i pari i shëndetesisë se Fushë Kosovës, e cila tanimë është bërë brengë e madhe për tërë popullatën e Fushë Kosovës, si dhe dorëheqjen e drejtorit të Drejtoratit të Sherbimeve publike, për shkak të performancave të dobëta dhe papërgjegjësisë së tyre në raport me qasjen ndaj kërkesave të qytetarëve siq ishte edhe rasti ne fjalë, thuhet në reagimin e Nismës.

Ne rast se kjo nuk ndodh, Kryetari i komunës do të duhej ta bënte shkarkimin e tyre, dhe z. Berisha duhet të dal njëher e përgjithmonë nga rrethi vicioz i vetëkrijuar, i ”drejtorëve të famshëm”, të tijë, duke hequr dorë nga ndrydhja politike dhe e kushtëzuar që po u bëhet qytetarëve, të hjekë dorë nga nepotizmi e klientelizmi që Fushë Kosovën e ka shndërruar në degë të veqant të kapjes së shtetit.

Kompania përgjegjëse për mbeturina, duhet të jetë e pa ndikuar në punët e saj, përfshi edhe sistemimin e rrjetit të kontinjerëve për të cilët z. Berisha aq shumë pati trumbetuar, këta duhet të vendosen në pika të pandikueshme për qasje ndaj frekuentimit të femijëve e jo të vendosen vend e pa vend si p.sh në hyrje të shkollave, në mes të rrugëve, stacione të pritjes së autobusëve, para objekteve të ujësjellësve etj, siq ka ndodhur gjër me tani.
Ne jemi të vetëdijshëm, për publikimet pompoze dhe me vlera marramendëse investive për projektet infrastrukturore, karshi cilësisë, funksionimit dhe pa kurfar plani të mirëmbajtjës nga z.Berisha dhe për këtë Nisma për Kosovën – dega në Fushë Kosovë, çdo herë do të jetë e argumentueshme, bashkëpunuese dhe bashkëvepruese me qytetarin, por është e pa kuptimt latenca opozitare brenda Asamblesë komunale, përjashtuar këtu Lëvizjen Vetëvendosje.