[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Nisma do të marrë pjesë në seancën e opozitës dhe do ta votojë rezolutën



Botapress 5 shtator-Seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare, LDK, VV dhe PSD për dje (e martë) në orën 10, ende nuk ka nisur.

Kjo pasi që partitë e koalicionit qeveritar, PDK, AAK, Nisma dhe të tjerët, caktuan po për të martën një seancë të jashtëzakonshme 1 orë para asaj të opozitës, pra në orën 9.

Seanca e djeshme e pozitës nisi me vonesë, pati pauza të shpeshta, tentuan të riktheheshin, por në mungesë të numrave, nuk arritën ta mbanin atë dhe të miratonin ekipin negociator për bisedimet në Bruksel të propozuar nga Qeveria, shef i të cilit ekip u propozua Fatmir Limaj, kreu i Nismës Social Demokrate.

Ndonëse partitë e pushtetit, përveç PDK-së, fillimisht u deklaruan se do të merrnin pjesë në seancën e opozitës për të mbështetur një rezolutë që do t’i vendoste vija të kuqe dialogut me Serbinë, AAK dje u tërhoq nga ky qëndrim.

Por, për dallim nga AAK-ja, Nisma e Fatmir Limajt pritet të marrë pjesë në seancën e opozitës.

Burime të sigurta brenda kësaj partie i kanë thënë portalit Koha.net se kjo parti do të marrë pjesë në seancën e opozitës për rezolutë kundër dialogimit për territorin e Kosovës.

Ky burim, në kushte anonimiteti, i ka thënë portalit se deputetët e kësaj partie do ta votojnë rezolutën e opozitës.

Ende nuk dihet se kur do të nis seanca e opozitës, por në rast se në të marrin pjesë edhe deputetët e Nismës, atëherë në seancë do të ketë kuorum dhe me shumë gjasë do të votohej rezoluta./BP/

 

 

Menu Title