[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Nis takimi në mes të Thaçit dhe Ramës



Ka nisur takimi në mes të Presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Edi Rama, ky takim është vazhdimësi e atyre të mëhershme që Rama ka zhvilluar me liderët e partive politike të Kosovës.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka përmbyllur ditë e parë të vizitës në Kosovë me takimin me kreun e shtetit Hashim Thaçin, Në takim ka marr pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme Gent Cakaj.

Rama gjatë ditës ka takuar edhe kreun e Nismës, Fatmir Limajn, kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani më pas është takuar me kryeministrin Avdullah Hoti, dhe kreun e VV’së Albin Kurtin.

Nesër kryeministri Rama ,pritet të takohet me liderin e LDK’së, Isa Mustafën, atë të AKR’së, Behgjet Pacollin dhe liderin e AAK’së, Ramaush Haradinaj.

Një orë pas takimit me Ramën, presidenti i vendit ka paralajmëruar se do të flasë për herë të parë sot në ora 20:00.

Ndërsa, kryeministri Rama ka njoftuar sot se në Kosovë po qëndron për të mësuar më shumë pas fletë-rrufesë speciale që do të hyjë si njollë turpi e shekullit XXI në historinë botërore të drejtësisë.

“Në Prishtinë për të dëgjuar dhe mësuar më shumë pas fletë-rrufesë speciale që do të hyjë si njollë turpi e shekullit XXI në historinë botërore të drejtësisë, e cila praktikën e akuzës publike pa aktakuzë juridike e ka njohur veç në epokat e sundimeve ideologjike a para tyre”, kishte shkruar Rama në Twitter.

Menu Title