.
×

Nis takimi Kurti – Mustafa



Para pak çastesh ka nisur takimi ndërmjet kryetari të LVV-së Albin Kurti dhe ai i LDK-së Isa Mustafa.Për këtë takim, Kurti ka thënë se beson që sot do të arrijnë marrëveshje, duke theksuar se do t’i tejkalojnë të gjitha pengesat e vogla që iu kanë mbetur.

Ndërsa Mustafa, i pyetur nëse do të arrihet marrëveshja, u shpreh shkurt se derisa negociohet gjasat janë të mira që të ketë marrëveshje.

“Derisa bisedojmë shanset janë të mira për t’u arritur marrëveshja”, deklaroi Mustafa.Ndërkaq kujtojmë që presidenti Hashim Thaçi sot ka bërë të ditur se më 24 dhjetor ka thirrur seancën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.