.
×

Nis takimi i liderëve me ekipin e Shpend Ahmetit



Ka filluar takimi i thirrur nga Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli për kordinimin për dialogun Kosovë-Serbi. Në këtë takim po  marrin pjesë edhe Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, si dhe anëtarët e delegacionit kosovar për dialogun Shpend Ahmeti, Enver Hoxhaj, Dardan Gashi, Mahir Yagcilar e Avni Arifi.

Kësaj ftese të kryeparlamentarit nuk i është përgjigjur bashkëdrejtuesi i delegacionit të Kosovës, Zëvendës Kryeministri Fatmir Limaj.