[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

 Nis seanca ndaj të dyshuarit për ‘avullimin’ e dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit



 

Ka nisur seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj të dyshuarit për ‘avullimin’ e dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Kjo seancë është duke u mbajtur me dyer te mbyllura për monitoruesit dhe publikun në Gjykatën  e Prishtinës. Ndryshe, përmes katër transaksioneve të ndryshme, 2 milionë e 77 mijë e 995 euro të shtetit të Kosovës janë transferuar më 9 tetor në kompaninë “LDA Group” Shpk, me bazë në Llapushnik të Drenasit.

Transferimin e gjithë këtyre parave në konton e kësaj kompanie, dyshohet se e mundësoi një punëtor i Thesarit të Kosovës, me inicialet L.G., i cili është arrestuar mbrëmjen e 20 tetorit.

Menu Title