[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Nis seanca, Nasim Haradinaj para Gjykatës në Hagë



Botapress 29 Shtator – Ka filluar seanca gjyqësore ndaj nënkryetarit të OVL-UÇK’së, Nasim Haradinajt para Gjyqtarit të Procedurës paraprake në Hagë.

Nasim Haradinaj u arrestua më 25 shtator në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Për të dyshuarin është lëshuar fletarrestim për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal të Kosovës.

Haradinaj është arrestuar derisa po shkonte për të dhënë intervistë.

Menu Title