.
×

Nis dasma që sot në shtëpinë e Remzije Osmanit, dhëndri i ri valëvit flamurin kuq e zi(Video)



Javën që vjen, në shtëpinë e yllit të muzikës popullore, Remzije Osmanit, ka dasmë.

Djali i saj Hamza, kurorëzon dashurinë e tij me martesë, ndërsa dasma ka nisur që sot. Madje edhe ftesat për të ftuarit janë shpërndarë tashmë.Ndërsa përgatitjet në shtëpi kanë nisur e dhëndri i ri, është incizuar nga e ëma duke valëvitur flamurin kuq e zi.

Ky është një ritual tradicional në dasmat shqiptare, pasi flamuri asnjëherë nuk ka munguar në mesin e krushqve, ndërsa tradicionalisht, dasmat kanë nisur 7-të ditë përpara e familja e dhëndrit ka festuar.

VIDEO