.
×

Niq Krasniqi : Austria, Hashim Thaçi dhe prapshtite e tij



Emri i Hashim Thacit lidhet ne menyra te ndryshme me Austrine, qe nga koha kur ishte nje anonym e deri me tash kur flitet e shkruhet se ne menyre anonime po blen patundshmeri neper Austri.

Mirepo derisa pjesa e pare eshte ceshtje personale e tij dhe pjesa e dyte mund te behet pjese e hetimeve te keqperdorimeve te pushtetit, varesisht se cfare te ardhme do te kete shteti i Kosoves, kjo e ardhmja e Kosoves varet shume nga lidhja e Hashim Thacit me Austrine per takime, keshillime e ‘pushime’ qe prodhojne prapshtite e tij ne dem te Kosoves.

Vetem brenda nje viti Hashim Thaci ne Austri prodhoi tri deme te medha per Kosoven duke i rrezikuar asaj fillimisht teresine territoriale me deklaraten e tij ne Forumin e Alpbach.ut, dt. 25.8.2018 kur pohoi se eshte i gatshem te jep territor te Kosoves ne kembim te njohjes nga Serbia !

 

Dy dite me pare gjate ‘pushimeve’ te tij, me qellim te hapjes se strategjise per dhenie te ketij territori Serbise nisi te fol per nje marreveshje me Serbine, qe nuk do te (lejonte te k)ishte as ‘Shqiperi te madhe’, as ‘Kosove te madhe’ (!!), duke perqafuar keshtu fjalorin e presidentit Vuciq e politikes serbe, qe per qellim strategjik e kane qe shovenizmin serb ndaj shqiptareve e masakrat e gjenocidin e Serbise ne Kosove ta paraqesin si konflikt mes serbeve dhe shqiptareve te lindur ‘nga planet per krijimin e Shqiperise se madhe’, nje gogol fabrikat i propagandes serbe, te cilen strategji te politikes serbe Hashim Thaci e pasuron duke ia shtuar edhe gogolin ‘Kosova e madhe’ !

Fabrikat ky me i ri i propagandes showeniste serbe te cilin presidenti aktual i Kosoves e plasoi ne Agjensine Austriake te Lajmeve (APA), pra ne Austri dhe ne gjuhen gjermane, pikerisht per opinionin qe eshte kunder ndryshimit te kufinjeve dhe ndarjes se Kosoves !

Prapshti kjo e djalit te Brojes qe shkon pertej tradhetise dhe si nje ‘kali i Trojes’, me ‘dhurata’ brenda (si ‘bashkim te Lugines’, ‘njohje nga Serbia’, apo ‘vend ne OKB’) akuzon qenien shqiptare per shovenizem ndaj serbeve me ‘planet e tyre’ per ‘Shqiperi te madhe’, e tash edhe per ‘Kosova te madhe’, te cilat ky djali i Brojes me mikun e tij Alekandrin do ti parandalonin me ‘nje marreveshje gjitheperfshirese’!

Kjo prapshti eshte pertej tradhetise sepse jo vetem qe per Luften ne Kosove 1998-99 e barazon vrasesin me viktimen, por shkon edhe me larg duke i bere vrasesit (Serbine) si viktime e viktimen (shqiptaret) si agresor !

Prapshti larg pertej tradhetise sepse paralajmeron dhe trason rruge per deme e viktimizim te ri te shqiptareve per qellime te interesave shoveniste te Serbise.

 

Derisa ne gazeten vjeneze ‘Wiener Zeitung’ intervisa e Hashim Thacit del me titullin e pohimit te tij per ‘shkembim te territorit si kontribut per anetaresim ne BE’, (www.wienerzeitung.at/…/1013969_Thaci-sieht-Gebietstausch-al…) ne intervsisten per gazeten austriake ‘Kurier’ shfaqet me pohimet ‘për kufijtë e hapur dhe jo për vija etnike’ dhe ‘një marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet Serbisë dhe Kosovës (qe) do të mundësojë një bashkëpunim të përsosur në rajon” duke treguar keshtu se problemi mes Kosoves dhe Serbise nuk jane kufinjet as etnite, por jane pasurite e saj, te cilat shefi i Klanit te Kosoves e ka ndermend ti beje pazare, per perfitime klanore e personale.

Prapshti kjo te cilen nuk mund ta tejkaloje as gazetari qe e kishte ‘zene’ Hashimin ne kalim neper Austri, gjate ‘pushimeve’ te tij.

“Kufijtë e hapur do ta bënin shkëmbimin e territoreve të panevojshme?”

Pyetje te cilen Hashim Thaci as nuk e pergjegj, as nuk di ta pergjegj.

 

Perderisa gazetari nuk mundi ta tejkaloje kete prapshti ne bisede, a dhe si mund ta tejkalojne kete prapshti ne dem te jetes se tyre politikane e parti politike te Kosoves, si mund ta kalojne qytetaret e Kosoves, akademike e punetore, shkencetare e arsimtare, sportiste e artiste, te rinje e te vjeter?

 

Gazetari Jacques Demarthon takoi rastesisht Hashimin ne Austri gjate ‚pushimit‘ te tij dhe rastesisht beri intervisten per Agjensine Franceze te Lajmeve (AFP) dhe per Agjensine Austriake te Lajmeve (APA).

 

Nje gazete tjeter austriake ‘der Standard’ keto dite kishte shkruar per lobuesit e planit per ndarje te Kosoves dhe ne mesin e lobuesve tjere flet edhe per rolin e ish.amb. austriak Wolfgang Petric, i cili nga ndermjetesues i bisedimeve ne Rambuje tash eshte bere lobyist i Serbise, si i punesuar prane nje firme avokatie. Artikull ky qe flet edhe per rolet e Tony Blairit e Aleksander Sorosit, keshilltareve e miqve te Rames e Vuciqit si dhe per rolin e Corey Lewandowski, ish drejtuese e fushates zgjedhore te Donald Trump e tash lobuese e angazhuar nga Republika Srpska…

MIREPO Autria eshte bere me e afert per Hashim Thacin e prapshtite per shkak te rolit te ri te Wolfgang Petricit dhe benjamineve tjere si ai ketu, por edhe per shkak te ndryshimit te politikes se jashtme te Austrise prej ardhjes ne pushtet te FPÖs ne krye me H-C Strache, i cili eshte i njohur per perkrahjen e politikes nacionaliste e showeniste te Serbise dhe Republika Srpska, i cili nuk heziton te rreshtohet kunder pavaresise se Kosoves, si ne te kaluaren opozitare, ashtu edhe pas ardhjes ne pushtet e marrjes se pergjegjesive shteterore, nderto edhe Min. e Puneve te Jashtme.

Eshte pertej keqardhjes dhe alarmant ky ndryshim ne Politiken e Jashtme te Austrise, te po asaj qe dekada me rradhe ka perkrah popullin e Kosoves te qendrojne perball represionit e tortures se regjimit komunist serbo-jugosllav dhe e ka perkrahe ate sidomos gjate Luftes e masakrave te Serbise ne Kosove dhe ne rindertimin e Vendit pas luftes, perkrahje kjo si tradite e mbeshtetjes e mbrojtjes Austro-Hungareze shqiptaret nen sundimin e Perandorise Osmane per afer 3 shekuj te njohur si ‘Protektorat kulturor’.

Ndryshim ky qe rezulton jo vetem per shkak te relacioneve te reja gjeopolitike rajonale dhe relacioneve te reja partiake ne (pu)shtetin e Austrise por edhe per shkak te politikave te deshtuara e te gabuara te (keq)perfaqesimit diplomatik te Kosoves ne Austri, i cili nga perfaqesimi shteteror eshte degraduar ne ekip te sherbimit per interesa te Hashim Thacit e Klanit te tij.

 

Shqiptaret duhet ne menyre urgjente ti perkushtohen ketij problemi dhe te investojne pakursyer ne kthimin e relacioneve dhe ruajtjen e miqesise me Austrine.

Afer 4 shekuj miqesi e tradite nuk mund te demtohen e humbet per shkak te interesave (personale) as te Hashim Thacit ne Prishtine, as te Edi Rames ne Tirane, pa marr parasysh cilin zor kane ata tash.

E sidomos me qellim te parandalimit te skenareve per ndarje te Kosoves, te paketuara here si ‘shkembim territori’, here si ‘korrigjim kufiri’ me Serbine.

Plane keto qe nje vegez te rendesishme per realizim te tyre e kane mu ne Austri dhe kane gjetur strehe ketu mu me ndryshimin e politikes ne Austri.

P.S. Marr nga profili i Niq Krasniqit ! Pastaj: Autori i shkrimit ka qene themelues dhe drejtues shumevjecar i Shoqerise Kosovaro-Austriake