[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Nikoliqi shpreson se Trumpi do ta ndryshojë politikën amerikane ndaj Kosovës



Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, ka deklaruar se shpreson që presidenti i ri amerikan, Donald Trump, do të ndalojë luftërat dhe konfliktet verbale të nisura nga administrate e Obamas.

Ai ka theksuar se pret të dëgjojë edhe mendimin e administratës së re amerikane rreth Kosovës, dhe është i gatshëm të marrë këshilla prej saj, raporton agjencia e lajmeve FoNet.

Në një intervistë për televizionin shtetëror të Portugalisë, i pyetur rreth politikës së SHBA-së ndaj Kosovës, Nikoliq ka thënë se pret që administrata e re amerikane të deklarohet, dhe ka shtuar se i duket që administrata paraprake ka krijuar shumë probleme për Trumpin, që t’ia lidhë duart.

Menu Title