.
×

Nikoliq: Po, po mirë kam dëgjuar, Kosova është kusht për Serbinë



Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq ka thënë në një intervistë për N1 se mirë e ka dëgjuar komisionerin evropian për zgjerim, Johanes Hanh që njohja e Kosovës është kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE.

“Nëse unë gënjej, xhirimet nuk gënjejnë”, ka thënë Nikoliq, transmeton Indeksonline.

Nikoliq ka thënë se njohja senzacionale e Kosovës nuk do të jetë e as nuk guxon të bëhet.

Sipas tij, duhet të gjendet zgjidhje e cila nuk do të jetë e bazuar drejpërdrejt në Kushtetutën e Serbisë, apo nga ana e shqiptarëve, bazuar në situatën në terren.

Duke komentuar deklaratën e Hashim Thaçit që Serbia de fakto e ka njohur Kosovën, Nikoliq ka thënë se kjo papërgjegjësi pasi që Thaçi ka marrë pjesë në bisedime dhe e dinë se në tavolinë nuk është vënë pranimi.

“Kjo vetëm sa e rëndon pozicionin e institucioneve të përkoheshme të Kosovës para bisedimeve në Bruksel pasi që kjo do të jetë temë”, ka thënë Nikoliq.