[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Nikolic në KS të OKB’së: Ushtria e Kosovës do ta destabilizonte rajonin



Në diskutimin e parë për këtë vit për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB’së, presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq në fjalimin e tij e ka përmendur themelimin e ushtrisë së Kosovës.Sipas presidentit serb Nikoliq, kjo gjë do ta destabilizonte rajonin.

Nikoliq, ka folur po ashtue dhe për ndaljen e trenit serb nga ana e autoriteteve kosovare. Sipas tij, pala kosovare ka bërë shkelje të lirisë së lëvizjes në rastin e ndaljes së trenit. Presidenti serb, po ashtu ka thënë se pala kosovare nuk po i respekton marrëveshjet e arritura në bisedimet e Brukselit.

“Ne e përshëndesim vazhdimin e dialogut. Ne jemi për vazhdojini e dialogut dhe jo për mbështetjen e dhunës dhe kërcënimit. Çfarëdo ndrysim dot ë ishte kërcënim i rezultues 1244. Serbia ka bërë propozimet e veta gjatë dialogut, ato kanë qenë realiste. Por një gjë e tillë nuk është bërë nga pala tjetër e cila ka dështuar së zbatuari marrëveshjet. Serbia është e përkushtuar drejtë arritjes së paqes. Ndalimi i trenit nga pala kosovare është shkelje dhe paraqet shkelje të lirisë së lëvizjes”, ka thënë presidenti serb Tomislav Nikolic./GazetaExpress/

Menu Title