.
×

Ngushtohet gara për kryetar të LDK-së në Viti



Sokol Haliti nuk do të jetë kandidati i vetëm për kryetar të LDK-së në komunën e Vitisë. Ai do të sfidohet seriozisht në kuvendin zgjedhor partiak që do të zhvillohet ditët në vazhdim.

Kandidat serioz për këtë garë do të jetë edhe Mirsad Sylejmani, i cili është ekspert i fushës së sigurisë dhe që ka qenë deri vonë pjesë e Policisë së Kosovës.

Sylejmani ka shpallur kandidaturën e tij, duke bërë të ditur kështu hyrjen në procesin zgjedhor në këtë komunë. Kuvendi i degës së Lidhjes Demokratike në Viti pritet të mbahet brenda pak ditësh, derisa procesi i zgjedhjeve është duke vazhduar nëpër nëndegë.

Dega e LDK-së në Viti përmes një komunikate kishte njoftuar kohë më parë se kandidat i vetëm do të jetë kryetari aktual i komunës së Vitisë dhe degës së LDK-së, Sokol Haliti, mirëpo, ky fakt nuk është i vërtetë, pasi, tashmë mësohet se Mirsad

Sylejmani ka përkrahje të madhe nga shumica e nëndegëve të LDK-së në Viti. Sylejmani e ka konfirmuar shpalljen e kandidaturës së tij për Indeksonline.