[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ngjarjet që do të ndodhin sot në Kosovë



Këto janë ngjarjet e ditës së sotme në Kosovë. – Shoqata “Kosova për Sanxhakun” dhe Ministria e Rinisë Kulturës dhe Sportit mbajnë simpoziumin shkencor Lahutarët e Sanxhakut të Pazarit të Ri. (Instituti Albanologjik i Prishtinë, ora 9:00)

Aleanca Franeze e Prishtinës organizon një ditë të hapur. (Ora 10:00-18:00)

Mbahet tryeza shkencore me temë “Kontributi i Lidhjes Shqiptare ,dega në Gjakovë në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit”. (Salla e Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova”, ora 11:00)

Zëvendëskryeministri Fatmir Limja dhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, marrin ppjesë në fillimin e punimeve të Transitit të Malishevës. Takimi me kryetarin e komunës, Ragip Begaj, në orën 11:30 në objektin e komunës. Nga ora 12:00, inaugurojnë nismën e punimeve në Transitin e Malishevës.

Kolegji AAB mban konferencën ndërkombëtare mbi Linguistikën, Letërsinë dhe Didaktikën – ICLLD 2018. (Kolegji AAB, ora 12.00)

Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë organizon protestë në lidhje me ngecjen e punimeve që po bëhen në rrugën magjistrale Podujevë-Prishtinë. (Fshati Gllamnik, ora 10:00)

Sindikata e Bashkuara e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës organizon protestë me kërkesë korrigjimin e Ligjit për Paga. Marshi nis nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te ndërtesa e Qeverisë. (Ora 11:30)

Jepet shfaqja për fëmijë “Kësulkuqja”, me të cilën fillon sezoni i ri teatror. (Teatri i qytetit të Prishtinës “Dodona”, ora 12:00)

Mbahet konferencë për medie në lidhje me koncertin që Kee Marcello, ish-anëtar i grupit “Europe”. (Hotel Esra Palace, Rahovec, 17:00)

Shfaqet opera e famshme italiane “Katër i Radës”. (Teatri ODA, ora 20:30)/BP/

Menu Title