Policia ka arrestuar një person ndaj të cilit është shqiptuar masa e ndalimit 48 orësh. Kishe kohë që po shqetësohej nga një person. Por të enjten, ajo pati përjetimin më të rëndë në jetën e saj.
Një grua në Ferizaj u dhunua nga një mashkull.Në pamundësi të bëjë diçka më shumë, viktima shkoi vet në stacionin policorë në Ferizaj dhe e lajmëroi rastin. Problemet mes vktimës dhe të dyshuarit kishin filluar edhe më herët.
Gashi shtoi se Policia e Kosovës menjëherë ka marrë veprimet e duhura, dhe ka arrestuar një të dyshuar. I arrestuari nga policia ishte i njohur edhe më parë për organet e rendit. Më ketë rast tash po merret edhe Prokuroria Themelore e Ferizajt .
Por ata thanë që rasti është nën hetime dhe nuk mund të japin shumë informacione. Ndërkohë të arrestuari i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.