.
×

Ngjarje e rëndë në Prizren: Burri e privon nga jeta gruan e tij



Botapress 7 Gusht – Një grua është vrarë mbrëmë nga bashkëshorti i saj në Prizren. Lajmin e ka bërë të ditur Policia e këtij rajoni.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në rrugën “Hysni Morina”.

“Njësitë e hetimeve dhe krim-teknika në vendin e ngjarjes kanë gjetur viktimën si dhe 15 gëzhoja të kalibrit 9 mm”.

“Me vendim të prokurorit është bastisur shtëpia e personit të dyshuar dhe policia ka arritur të gjejë armën e tipit revole ZIG M1, të kalibrit 9 mm si dhe 42 fishekë të kësaj arme”.

“Dyshohet se me të njëjtën armë i dyshimti ka kryer veprën penale të ‘vrasjes së rëndë’. I dyshimti dhe viktima kanë qenë bashkëshortë”.

“Në këtë rast është ndaluar në afat prej 48 orë personi i dyshimtë B.V. i lindur në vitin 1958”.