.
×

Ngjarje e rëndë në Gjilan, një i ri 26 vjec i jep fund jetës së tij në mënyrë të pabesueshme



Botapress 11 Shkurt-Një person i moshës 26 vjeçare është gjetur i varur në litar në katin e tretë të shtëpisë së tij në Gjilan. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Gjilan, Liridona Xheladini. Sipas Prokurorisë, rasti ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në Gjilan.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar, policia dhe mjeku dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë, për kryerjen e autopsisë, në mënyrë që të sqarohen shkaqet e vdekjes”, ka thënë Xheladini.