.
×

Nga Ulqini në Shkodër me vrap për festa të nëntorit



Për nder të festave të nëntorit Bekim Fetahu do të bëjë një udhëtim prej Ulqinit në Shkodër. Bekimin sot e ka pritur në zyrën e tij kryeministri Ramush Haradinaj.  Fetahu nga Haradinaj ka marr një flamur të Kosovës si përkrahje dhe për t’i bërë të drejtës për lëvizje të lirë.

“Bekim Fetahu do të vrapojë nga Ulqini në Shkodër për nder të festes së Flamurit dhe për sensibilizimin e publikut të gjerë për liberalizimin e vizave për qytetarët e vendit tonë. Sot, maratonistit tonë i dhurova flamurin e Kosovës si përkrahje në kauzën e tij të nëntorit, për t’i bërë jehonë të drejtës sonë për lëvizje të lirë”, ka shkruar Haradinaj.