[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Nga këto komuna dhe fshatra janë 193 rastet e reja me COVID-19



Edhe 193 raste të reja me koronavirus, janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë, shkruan Gazeta Blic.Kjo u bë e ditur përmes një konference të ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtorit të IKSHPK-së, Naser Ramadani.Ata kanë bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Kosovë, nga koronavirusi, kanë vdekur edhe tetë persona të tjera.

Ndër rastet e reja me koronavirus janë nga këto vende: komuna Prishtinë 56 raste, komuna Pejë 18 raste, komuna Gjilan 14 raste, komuna Vushtrri 13 raste, komuna Mitrovicë 11 raste, komuna Prizren 11 raste, komuna Podujevë 10 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Han i Elezit 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Kamenicë dhe Istog.

Menu Title