[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Nga kampet e Sirisë gra e fëmijë kosovarë kërkojnë ndihmë, institucionet nuk din gjë!



 

Botapress, 5 Maj – Janë  44 gra dhe 29 fëmijë kosovarë që ende figurojnë të jenë brenda territorit të shkatërruar të Sirisë e që për fatin e të cilëve nuk dihet asgjë.

 

Madje as institucionet e vendit nuk janë të informuara se cila është gjendja e tyre. Shumë prej grave dhe fëmijëve kosovarë ndodhen si rob lufte në kampet e përqendrimit të ngritura nga qeveria siriane pas marrjes së kontrollit të territoreve të pushtuara më parë nga organizata terroriste ISIS.

 

As Qeveria e Kosovës e as Ministria e Punëve të Brendshme nuk janë shprehur të gatshëm të flasin për këtë pjesë të qytetarëve të saj të cilët ndodhën në një zonë lufte.

 

Pas insistimit disa ditor të Indeksonline për të marrë përgjigje nga MPB, këta të fundit kanë refuzuar të japin ndonjë të dhënë, posaçërisht për fëmijët, për të cilët nuk dihet nëse janë të gjallë apo të vdekur.

 

Numri i fëmijëve kosovarë të cilët ndodhën në zonat e luftës në Siri dhe Irak, është 29, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës.

 

Shkaku pse këta fëmijë të moshave të ndryshme gjenden në zonat e luftës është si rezultat i prindërve të tyre të cilët janë pjesë e organizatave terroriste si ISIS dhe Al Nusra, shkruan Indeksonline.

 

Që nga viti 2012 sipas të dhënave të Policisë, numri i përgjithshëm i kosovarëve që kanë udhëtuar për në Siri është rreth 316, në mesin e tyre janë 44 gra dhe 29 fëmijë, në këtë numër janë të regjistruar edhe 38 qytetarë që kanë shtetësi të dyfishtë.

 

 

Vlerësohet se momentalisht numri i qytetarëve nga Kosova në zonat e konfliktit është rreth 140. Duke përfshirë 75 persona që dyshohet se në forma të ndryshme janë aktiv në organizatat terroriste të përcjellë nga gratë dhe fëmijët e tyre.

 

58 shtetas të Kosovës janë raportuar si të vrarë, shumica prej tyre besohet të jenë vrarë prej vet terroristëve pas tentimeve për tu larguar nga zonat e konfliktit.

Deri më tani 117 prej tyre janë kthyer në Kosovë.

 

Llogaritet që kosovarët të cilët kanë udhëtuar për në zonat e konfliktit kryesisht janë të rinj të moshës 18-27 vjeç, shumica me gjendje të rëndë ekonomike dhe probleme sociale, shumica prej tyre kanë një edukim të ulët ose nuk kanë pasur qasje në edukim dhe një pjesë e tyre me të kaluar kriminale.

Menu Title