.
×

Nga çka po ndërrojnë jetë më së shumti njerëzit në botë



Njerëzit rreth botës po jetojnë më gjatë.

Në vitin 1950, jetëgjatësia mesatare globale e jetës ishte vetëm 46 vite. Deri në vitin 2015, ajo kishte shkuar deri në mbi 71 vite.

Në disa vende, progresi nuk ka qenë edhe aq i “ëmbël”. Sëmundjet, epidemitë dhe ngjarjet e papritura janë një kujtesë se jeta e përjetshme nuk është e dhënë.

Ndërkohë, vdekjet që mund të na preokupojnë – nga terrorizmi, lufta dhe fatkeqësitë natyrore – përbëjnë më pak se 0.5% të të gjitha vdekjeve të kombinuara, shkruan BBC.

Por në të gjithë botën, shumë njerëz ende po vdesin shumë të rinj dhe nga shkaqe të parandalueshme, transmeton IndeksOnline.

Historia e vdekjes së njerëzve është një histori se si ata vdesin dhe si kjo ka ndryshuar me kalimin e kohës.

Shkaqet e vdekjes në mbarë botën

Rreth 20 milionë njerëz në botë vdiqën në vitin 2017.

Kjo është 10 milionë më shumë se në vitin 1990, pasi popullsia globale është rritur dhe njerëzit jetojnë më gjatë mesatarisht.

Më shumë se 70% vdesin nga sëmundjet jo-ngjitëse dhe kronike. Këto nuk kalojnë nga një person në tjetrin dhe zakonisht ecin ngadalë.

Vrasësi më i madh i vetëm është sëmundja kardiovaskulare, e cila ndikon në zemrën dhe arteriet dhe është përgjegjës për çdo vdekje të tretë në botë.

Kjo është dyfishi i shkallës së kancerit – shkaku i dytë kryesor – që përbën një në gjashtë vdekje.

Sëmundje të tjera jo-ngjitëse si diabeti, sëmundje të caktuara të frymëmarrjes dhe çrregullimet kronike janë gjithashtu në krye të listës.