[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Nga 16 – 31 korrik, ndalohet pjesërisht qarkullimi në këtë rrugë të Gjakovës



Drejtoria e Shërbimeve Publike në Gjakovë, përkatësisht Sektori i Komunikacionit njofton se duke filluar nga data 16.07.2020 deri më 31.07.2020, do të ndalohet qarkullimi pjesërisht në rrugën ‘’Bardhyl Qaushi’’ (segmenti para gjykatës).

Ndalimi i qarkullimit do të bëhet sipas skicës që e gjeni bashkangjitur.

Në bazë të kërkesës së punë kryesit të kolektorëve të ujërave të zeza (KWE), ndalimi i qarkullimit të automjeteve do të bëhet për shkak të punimeve në futjen e tubacioneve dhe gropimeve.

Rruga nuk do të bllokohet në tersi për banorët dhe qasjen emergjente në objektin e Gjykatës, ndërsa qarkullimi do të orientohet në rrugët alternative sipas skicës.

 

Menu Title