.
×

Nga 1 janari, zyrat për informim në Policinë e Kosovës punojnë deri në mesnatë



Që nga 1 janari i vitit 2019, të gjitha zyrat për informim në Policinë e Kosovës do të punojnë me dy ndërrime. Këtë e ka bërë të ditur drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj në një konferencë për media.

“Do ta bëjmë atë që kemi thënë, që nga janari sektori i mediave në Policinë e Kosovës do të punojë nga ora 08:00 deri në 24:00”, u shpreh Qalaj.

Ai ka shtuar se ky orar i punës do të bëhet në mënyrë që gazetarët të mund të marrin informata të sakta dhe në kohë.