.
×

Neymar: Messi lojtar i madh



Brazili dhe Argjentina do të përballën të shtunën në Pekin. Ky takim do të vërë përballë edhe dy yjet e Barcelonës Lionel Messin dhe Neymarin. Ky i fundit ka vlerësuar lartë argjentinasin.

Neymar dhe Lionel Messi po shkëlqejnë te Barcelona, por të shtunën do të jenë kundërshtar pasi Argjentina dhe Brazili do të përballen mes vete në Pekin.

Ylli brazilian ka vlerësuar lartë argjentinasin, derisa ka paralajmëruar bashkëlojtarët që të kenp kujdes, sepse mund të pësojnë keq.

“Duke luajtur bashkë me të është një nder i madh, ai është më i mirë në botë. Për të luajtur kundër tij nuk është shumë e këndshme. Ne duhet të shpresojmë që ai mos të jetë në ditën më të mirë”, tha Neymar.

“Seriozisht, ne duhet të jemi të kujdesshëm, sepse ju duhet të jetë gjithmonë vigjilent kur përballesh me një lojtar të madh si ai, ne nuk mund t’i japë atij kohë dhe hapësirë për të menduar”, theksoi braziliani.