.
×

Neymar e “trullos” Shaqirin me këtë veprim



Paris Saint Germian ka shënuar fitore të rëndësishme në Ligën e Kampionëve, duke e mundur Liverpoolin 2:1 në ‘Parkun e Princave’. Bernat dhe Neymar, ishin realizatorë për PSG-në në këtë fitore, ndërsa Milner, ishte golashënuesi i vetëm për Liverpool.

Në një nga momentet më të diskutuara të kësaj ndeshje, ishte edhe Xherdan Shaqiri. Shaqiri në këtë ndeshje u inkuadrua në minutën e 77’-të të ndeshjes. Por, në minutat e fundit të kësaj ndeshje, Neymar, u mundua të turpërojë Shaqirin, duke i hedhur topin mbi kokë.

Këtë moment mund ta shikoni në videon e mëposhtme.

VIDEO