.
×

Nesër Thaçi e Vuçiq në Nju Jork e Haradinaj e Mogherini në Bruksel



Botapress, 16 Dhjetor – Një javë pasi e akuzoi se e ka mbytur dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, nesër do ta takojë në Bruksel shefen e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, mëson KTV-ja. Takimi i një delegacioni më të gjerë qeveritar do të ndodhë në kuadër të procesit të zbatimit të MSA-së ndërmjet Kosovës dhe BE-së. Rezoluta për dialogun, krijimi i ushtrisë dhe taksa 100 % ndaj Serbisë gjithashtu pritet të jenë tema të diskutimit.  Në ndërkohë siç ka njoftuar më parë Botapress, nesër në Nju Jork presidenti Thaci do të përballet me Vuçiqin në një seancë urgjente në KS të OKB -së të thirrur nga Serbia e Rusia, njofton Botapress.