.
×

Nesër pritet mot shumë i nxehtë



Nesër në Kosovë do të mbajë mot shumë i nxehtë dhe me zagushim. Temperatura maksimale do të arrijë rreth 34-35 gradë celsius në nivel vendi, kurse ndjesia subjektive e nxehtësisë do të jetë mjaft e lartë për shkak të lagështisë së ajrit. Pasdite në disa rajone priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Në Shqipëri nesër do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë me temperatura maksimale rreth 36-37 gradë celsius në nivel vendi dhe me ndjesi të lartë subjektive të nxehtësisë.Në Maqedoninë veriore nesër mot me diell dhe shumë i nxehtë, kurse në Mal të Zi pas një paraditeje shumë të nxehtë pasdite priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Bregdeti do të mbetet me mot me diell dhe pa reshje.Pasnesër në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë paradite. Gjatë ditës, pasdite dhe në mbrëmje pritet destabilizim i fuqishëm i motit dhe freskim me rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Edhe Mali i Zi do të freskohet pasnesër me përjashtim të bregdetit, kurse në Shqipëri dhe Maqedoni pritet të vazhdojë i nxehti, përpos atyre rajone që eventualisht mund të freskohen nga ndonjë rrebesh shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Rrebeshe të shtunën përpos Kosovës pritet të ketë edhe në veri të Shqipërisë, Mal të Zi dhe pjesërisht edhe në Maqedoni.Të dielën në tërë rajonin mot pak më i freskët, me intervale kohore me diell dhe vranësira kalimtare./Meteoballkan