[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Nesër mblidhet Bordi i PTK-së, kërkohet pezullimi i vendimit për ulje pagash!



Bordi Drejtues i PTK-së dhe VALA-s pritet të mblidhet nesër për të diskutuar rreth vendimit për uljen e pagave.Lajmin e kanë konfirmuar për Gazeta Blic burime brenda Bordit.

Sipas të njëjtave burime, pikë e rendit të ditës është edhe kërkesa e sindikatës që të anulohet vendimi për ulje të pagave deri në vendim të Gjykatës Kushtetuese.

“Një nga pikat e rendit të ditës është edhe kërkesa e sindikatës që të pezullohet vendimi për ulje pagash deri ne vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ligjin për paga, pra deri në fund të marsit”, pohojnë burimet brenda këtij Bordi.Ndryshe, ky takim siç merr vesh Gazeta Blic është planifikaur të zhvillohet nga or 11:00.

Menu Title