[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Nesër afati i fundit për ngritjen ose hedhjen poshtë të aktakuzave të para të Speciales



Botapress 13 Gusht – Të premten është afati i fundit kur Gjykata Speciale duhet të vendosë për dy aktakuzat e para të dorëzuar në Hagë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Zëdhënësja Angela Griep, një ditë para përfundimit të këtij afati, nuk e ka pohuar e as nuk e ka mohuar konfirmimin e këtyre dy aktakuzave të para ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Bujë e madhe ishte bërë ditën kur Zyra e Prokurorit të Specializuar, njoftoi se kishte dorëzuar aktakuzat e para kundër ish pjesëtarëve të UÇK-së.Një gjë e tillë kishte ndodhur saktësisht para gjashtë muajsh, ndërsa kryetarja e DHSK-së, Ektaerina Trëndavilova kishte caktuar një gjykatës të procedurës paraprake që të merret me këto dy lëndë.

Bazuar në Rregulloren e Procedurës dhe Provës, në bazë të së cilës funksionon ana procedurale e Dhomave të Specializuar, gjykatësi i procedurës paraprake Nicola Giju, për fatin e aktakuzës së parë, duhet të vendos më së largu këtë të premte.

Gazeta Online ‘Reporteri’ ka kërkuar sqarime nga ana e Dhomave të Specializuara të Kosovës, se çfarë ka ndodhur me këto dy lëndë penale, të deponuara në Gjykatë me 14 shkurt të këtij viti.

Por, zëdhënësja e Dhomave të Specializuar, Angela Griep në përgjigjen e saj për Reporteri.net, nuk e ka bërë “plotësisht” të qartë ‘fatin’ e këtyre dy aktakuzave.Griep as nuk ka mohuar e as pohuar konfirmimin e dy akteve të para akuzuese të dorëzuara nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, që udhëhiqet nga amerikani Jack Smith.

“Në lidhje me pyetjet tuaja rreth aktakuzave dhe kohën e konfirmimit, deri më tani asnjë aktakuzë nuk është bërë publike. Derisa një aktakuzë e konfirmuar të bëhet publike ajo mbetet konfidenciale si dhe procedurat që lidhen me shqyrtimin e aktakuzave” ka thënë Angela Griep.Tutje Griep ka sqaruar se gjykatësi i Procedurës Paraprake, nuk ka më shumë se gjashtë muaj afat për të shqyrtuar aktakuzat.

Porse, sipas saj Rregullorja e Procedurës dhe Provës parasheh një numër skenarësh që mund të rezultojnë në një aktakuzë të konfirmuar e që bëhet publike më vonë se gjashtë muaj, pas paraqitjes së saj tek gjykatësi i procedurës paraprake.

“Për shembull Rregulli 88 parasheh që gjykatësi i procedurës paraprake mund të urdhërojë mospublikimin e përkohshëm të një aktakuze të konfirmuar për arsye sigurie ose për të shmangë ndërprerjet e procedurave.

Në çdo rast, një aktakuzë e konfirmuar do të bëhet publike jo më vonë se paraqitja e parë e të Akuzuarit para Gjykatës” ka thënë Griep për Reporteri.net.Rregulla 88 në Rregulloren e Procedurës dhe e Provave para Dhomave të Specializuara, sqaron statusin publik të aktakuzave.E njëjta parasheh rrethanat të cilat mund të dërgojnë deri tek mos publikimi i aktakuzës, ani pse e njëjta mund të jetë e konfirmuar.

Një nga arsyet është edhe shmangja e rrezikut që një i akuzuar të arratiset.“Në rrethana të veçanta, në rast se para konfirmimit të aktakuzës Prokurori i Specializuar paraqet arsye të vlefshme, për arsye të sigurisë, për parandalimin e arratisjes së të akuzuarit, apo të çrregullimit të procesit, ose trazirave shoqërore, gjykatësi i procedurës paraprake, ndër të tjera, mund të urdhërojë përkohësisht mosnxjerrjen publike të aktakuzës, dokumenteve ose informacionit që ka lidhje me aktakuzën deri në një urdhër të dytë. Sidoqoftë, aktakuza bëhet publike me redaktimet e nevojshme, jo më vonë se paraqitja e parë e të akuzuarit”.

Ndërkohë, zëdhënësja e Dhomave të Specializuara Angela Griep, ka sqaruar edhe procedurat se çfarë ndodh pas konfirmimit të aktakuzës.Sipas saj, kur një akt akuzues konfirmohet nga Gjykatësi i Procedurës Paraprake dhe i akuzuari ka bërë paraqitjen e parë, procedimet hyjnë në atë që quhet faza e procedurës paraprake, ku bëhet përgatitja e çështjes për gjykim.

“Gjatë kësaj faze, gjykatësi i procedurës paraprake mundëson që të mos ketë vonesa të paarsyeshme të nisjes së procedimit. Për shembull, gjykatësi i procedurës paraprake mund të mbajë seanca nëse është e nevojshme për përgatitjen e procedimit. Prokurori i Specializuar duhet t’i tregojë Mbrojtjes provat mbështetëse të aktakuzës.

Ky quhet procesi i nxjerrjes së materialeve. Gjatë kësaj faze, personat që pretendojnë se kanë përjetuar dëm nga krimet e pretenduara në aktakuzë, mund të bëjnë kërkesë për t’u pranuar si viktima pjesëmarrëse në procedime. Pas kryerjes së përgatitjeve, gjykatësi i procedurës paraprake ia kalon dosjen e çështjes trupit gjykues për fillimin e procedurave gjyqësore” ka thënë Griep për Reporteri.net.Deri me tani Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar tri aktakuza pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, për të cilat edhe është caktuar gjyqtari i Procedurës Paraprake për ti shqyrtuar.

Ndërkohë, deri me tani numri i të përfshirëve në këto aktakuza nuk dihet.Por, jo për të gjithë të përfshirit në këto lëndë Zyra e Prokurorit të Specializuar ka qëndruar kaq e mbyllur.

Organi i akuzës me 24 qershor njoftoi se në njërën nga këto akte akuzuese janë përfshirë dy nga figurat kryesore të UÇK-së, Hashim Thaçi që tani është Presidenti i Kosovës dhe Kadri Veseli, që për dy mandate ka qenë kryetar i Kuvendit, ndërsa aktualisht udhëheq Partinë Demokratike të Kosovës.

Menu Title