.
×

Nëse një femër ka këto pesë cilësi, mos e lër të shkojë!



Janë të pakta rastet kur jeta të ofron mundësinë të njohësh persona që ia vlejnë. Këtu futen edhe rastet e njohjes së femrës së përshtatshme, asaj speciales, femrës së ëndrrave. Takime të tilla ndodhin në mënyrë të papritur, por gjithsesi, ajo shfaqet dhe ta ndryshon jetën përgjithmonë. Nëse një femër ka këto cilësi, mos e lër atë të shkojë :

Është inteligjente.

Çdo mashkull ka nevojë për një fëmër inteligjente që ta ndihmojë për të jetuar jetën e vet. Thuhet se pas çdo mashkulli të fortë gjendet një femër e zgjuar. Kjo është e vërtetë. Pa një femër të zgjuar në krahë, jeta e një mashkulli nuk do të kishte kuptim.

Është e bukur.

Bukuria ëshë diçka subjektive dhe perceptohet ndryshe nga njerëz të ndryshëm. Nëse ajo të duket e bukur, mbaje pranë.

Është energjike.

Ndonjëherë jeta është e komplikuar. Mund të jetë e zhurmshme dhe monotone. Një femër energjike, plot jetë, është e paracaktuar të kërkojë aventura për të të bërë të lumtur.

Është e mirë dhe e dashur.

Njerëzit e mirë janë njerëzit e dashur. Nëse ajo nuk e tillë, nuk ia vlen ta mbash në jetën tënde. Për një femër, përkujdesja ndaj të tjerëve dhe të shfaqurit e dashurisë është shumë e rëndësishme. Gjithsesi, edhe pse të gjitha femrat kanë një instinkt amësor, nëse një ditë do të krijosh një familje, duhet të jesh i sigurtë se ke gjetur dikë që dëshiron të bëhet mama.

Të do me gjithë shpirt.

Kjo është cilësia më e rëndësishme. Kur një femër të do, të do me gjithë zemër. Meshkujt duan në mënyrë ndryshe, kurse femrat u dedikohen plotësisht meshkujve që duan. Nëse ke gjetur një femër që të do vërtet, ke gjetur dhuratën më të madhe që mund të të jepte jeta. / BP/