.
×

Nëse ndalni pirjen e duhanit, mushkëritë ju ripërtërihen



Është pothuajse një fuqi magjike ajo që mushkëritë tona kanë aftësi të gjenerohen, sipas një studimi të botuar vetëm në revistën ‘’Nature’’, nga studiuesit e Universitetit të Londrës, shkruhet në gazetën italiane ‘’Corriere della sera’’.

Sipas studiuesve një pjesë e vogël e qelizave mund të mbrohen nga dëmtimi i shkaktuar nga duhani dhe, kur duhanpirësi ndalon konsumimin, ato kanë aftësinë të riparojnë ato mutacione kancerogjene që i janë nënshtruar qelizave të tjera.

Këto qeliza janë janë gjithnjë e më të dukshme dhe efektive tek të rinjtë, por edhe tek njerëzit që kishin pirë duhan një paketë në ditë për 40 vjet para se ta ndërprisnin atë.

“Sa më shpejt të ndaloni duhanin, aq më pak dëm do t’u ketë shkaktuar ai’’, shtojnë studiuesit.