.
×

Nënkryetarja e VV-së asnjë fjalë për rritjen e numrit të ministrive të propozuara nga partia e saj



Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje Arbërie Nagavci ka shkruar në rrjetin e saj Facebook se me ardhjen në qeveri të VV shumicës nuk do t`iu pëlqej mënyra dhe mentaliteti qeverisës me kryeministër Albin Kurtin, duke aluduar kështu në qeveritë e kaluara, shkruan gazeta Blic.Arbërie Nagavci nuk ka thënë asnjë fjalë në shkrimin e saj për ofertën më të re të lëvizjes Vetëvendosje që i ka bërë LDK, e që ka të bëjë me shtimin e ministrive.

Ky është shkrimi i plotë i saj:

“Ndërrimi i mënyrës dhe mentalitetit të qeverisjes nuk u konvenon vetëm atyre që kanë keqpërdorur e kanë përfituar nga kjo keq-qeverisje.

Angazhimi i sinqertë e sakrificat e Lëvizjes për të arritur marrëveshjen në mënyrë që sa më parë të fillojë punën qeveria e re është dëshmia më e mirë e gatishmërisë për fillimin e një etape të re në Kosovë”.