.
×

Nënkryetari i LDK-së tregon nëse do të pranonin votat e Listës Serbe për inicimin e rrëzimit të Qeverisë



Botapress 17 Qershor – Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se ky subjekt nuk pranon inicim të rrëzimit të Qeverisë me votat e Listës serbe.

“Ne nuk i kemi pranuar deri sot votat e Listës Serbe për rrëzimin e Qeverisë. Ne nuk i kemi ato vota në mocionin tonë. LDK-ja, Vetëvendosje dhe PSD-ja kanë përfaqësuesit e shumicës politike shqiptare në Kuvend dhe janë në mocion sot.

Ne na duhet të punojmë edhe me grupe të tjera politike të shumicës për të arritur votimin për mocion. Përtej numrit 61 e ka të drejtën që të votojë secili”, ka theksuar Haziri.Ai ka treguar pse LDK-ja nuk bazohet në mbështetjen e Listës serbe.

“Nuk guxojmë të lejojmë që qendrat politike që vijnë jashtë Kosovës të dirigjojnë ndërtimin dhe rrëzimin e qeverive”, ka thënë ai.