.
×

Neni që shemb “Ligjin antimafia”



 

Botapress, 14 qershor- Jo domosdo do t’u verifikohet pasuria të gjithë të dënuarve për vepra penale, nëpërmjet të cilave mund të kenë bërë kapital jashtëligjshëm. Kjo për shkak se prokurorëve nuk u është bërë obligim që një verifikim të…
Jo domosdo do t’u verifikohet pasuria të gjithë të dënuarve për vepra penale, nëpërmjet të cilave mund të kenë bërë kapital jashtëligjshëm.

Kjo për shkak se prokurorëve nuk u është bërë obligim që një verifikim të këtillë ta kërkojnë, shkruan sot Koha Ditore.

Projektligji për kompetencat e zgjeruara për konfiskim të pasurisë, i miratuar me pompozitet një ditë më parë në Qeveri, është duartrokitur edhe nga shoqëria civile.

Por neni i katërt është vënë në thumb të kritikave. Dhe sikur ai të mos ndryshohet në proces të miratimit të Projektligjit në Kuvend, ka drojë që e gjithë vlera e dokumentit të shembet.