[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Nëndega e LDK-së për NRW nga Gjermania në sheshin Ahmet Krasniqi në Vushtrri



Përmes një Delegacioni kryesuar nga z. Hilmi Gashi, merr pjesë në inaugurimin Shtatores dhe Sheshit të

kolonelit Hero Ahmet Krasniqi në Vushtrri.

Delegacion nga Gjermania, nga Nëndega e NRW, pjesë e inaugurimit të Shtatores e Sheshit të kolonelit

hero Ahmet Krasniqi në Vushtrri. Qyteti i Vushtrrisë, ish-Vicianumi i vjetër, të hënën e 21 shtatorit 2020,

priti ballëhapur e me nderime të larta shtetërore, strategun trim, Komandantin e Forcave të Armatosura të Ko

sovës (FARK), ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, publicistin e studiuesin, kolonelin martir Ahmet Krasniqi

– “Hero i Kosovës”, teksa erdhi në shtatore – i derdhur në bronz, duke u vendosur ceremonialisht e

përgjithmonë në sheshin me emrin e tij, duke ia shtuar bukurinë e madhështinë qytetit të tij të lindjes.
Në këtë ceremoni solemne, në zbulimin e shtatores së heroit dhe inaugurimin e sheshit, morën pjesë e

folën figura të larta shtetërore të Kosovës, si kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani;

kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Anton Quni; kryetari i komunës Vushtrri,

Xhafer Tahiri, duke vlerësuar lart jetën e veprën e kolonel Ahmet Krasniqit, të parit ministër të Mbrojtjes dhe Hero i Luftës së Kosovës,
Gjithashtu, nderonin me praninë e tyre dhe ministra të Qeverisë Hoti, deputetë të Kuvendit të Kosovës,

gjeneralë e kuadro të FSK-së, veteranë të Luftës së Kosovës, qytetarë të Vushtrisë e të ftuar të tjerë nga Kosova e Diaspora.
Në këtë eveniment historik, përkujtimor e solemn në Vushtrri, në shenjë respekti për veprën e sakrificat e

kolonel Ahmet Krasniqit për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Kosovës, mori pjesë protokollare ceremonial

e bëri homazhe duke vendos kurorë me lule e mbishkrimin përkatës, edhe një delegacion nga Lidhja

Demokratike e Kosovës, Nëndega e NRW -së, në Gjermani..
Delegacioni i LDK nga Diaspora, nga Nëndega e NRW në Gjermani, gjen rastin të falenderojnë dhe

promotorin kryesor, ministrin e përkushtuar Armend Zemaj, si dhe të palodhurin organizator, kryetarin e

komunës së Vushtrisë, Xhafer Tahirin, të cilët realizuan vendosjen përuruese të Shtatores dhe

inaugurimin e Sheshit me emrin e kolonel Ahmet Krasniqit – “Hero i Kosovës”.
Vlenë theksuar se Nëndega edhe përkunder vështirësive nga situata me epideminë Covid 19 ,

po vazhdon aktivitetet. Një ndër to ishte edhe pjesëmarrja në këtë eveniment,vendimi për të cilen

ishte marrë në mbledhjen e mbajtur më 13 Qershor ,e përgjegjësinë për organizim e pati pranue z. Hilmi Gashi.

gjë që e realizoj me sukses të plotë.
NRW/Gjermani,23.09.2020 Jakup Gërguri

Menu Title