Sot Nëndega mbajti një video konferencë ,dhe u debatua gjërësisht nga të pranishmit për gjendjen e krijuar pas zgjedhjeve.Në debat u kyqen pothuaj të gjithë të pranishmit. Pati mendime ,dhe konstatime të ndryshme rreth gjendjes së krijuar,me theks të veqant për kohët e fundit.U ceken edhe dobësitë ,dhe ngecjet e mëparshme ,që si rrjedhojë na sollën këtu ku jemi.
Askush s mund t i ikë përgjegjësisë,e sidomos ata që i pranuan përgjegjësitë në kohërat e mëparme.Pati vërejtje për shkëputje të kahmotshme nga kontakti me antarësi në Kosovë,e me theks të veqantë në Mergatë.Ishte edhe një vrejtëje që të mos prononcohen ,sidomos figurat e larta të LDK së ,për preferencat e tyre për Kryetar të ardhshëm të Ldk se ngase po futin huti e përqarje në antarësi.Ti lihet kjo Kuvendit ta vendosë sipas statusit e rregullores së punes te Kuvendit.Kishte vërejtëje dhe kundërshtime të fuqishme nga gjithë të pranishmit rreth formimit të frakcioneve në kuader të Ldk se.Përkunder kësaje,të zgjidhet Kryetari me status me shumë kandidat,dhe të përkrahet e respektohet gjithë hierarkia pa rezervë.Kështu shkojmë përpara dhe kemi shpresa e gjasa ta këthejmë LDK-se aty ku e ka vendin.Në diskutime morren pjesë Hilmi Gashi,Sahit Haziraj Arben Gashi Jakup Gërguri,Alush Bytyqi,Avdi Tershani,Bekim Kabashi,Asllan Lajqi etj.Që të gjithë u zotuan që do vazhdojnë me kontribute dhe aktivitete ne Nëndegen e LDK së për NRW pa farë hezitimi ,dhe do angazhohen për fuqizimin e subjektit tone sa të jetë e mundur.Vlenë theksuar se edhe një numer i konsiderueshëm ,që skanë pasë mundësi kyqje në videokonferencë japin përkrahje të plotë vazhdimit të aktiviteteve në Nëndegë,dhe posa të hjeken masat nga pandemia,do bëjmë takimin sam ë parë ,në mënyrë që të vazhdojmë më tutje. Ne si Nëndegë do e akceptojmë paraprakisht ate që e zgjedhë Kuvendi ,dhe do respektojmë vendimet e Këshillit Qëndror,dhe normal kërkojmë që procedura të jete në plotëni me rregulloren e punes.
Jakup Gerguri NRW-Gjermani