.
×

Nëndega E Ldk-së për Nrw-Gjermani mbajti Akademi Përkujtimore për Presidentin Rugova



Me intonimin e hymnit Dardan,atijë Kombëtar dhe Shtetëror filluam Akademinë ,kushtuar Presidentit Historik Dr.Ibrahim Rugova.Nënkryetari i Nëndeges z.Enver Musa e filloi Akademinë me mbajtje një minutë heshtje në shenjë nderimi e respektimi të jetes dhe vepres së Kryetarit.Nënkryetari i Nëndeges i prezentoi edhe mysafirët duke i falenderuar për praninë e tyre ,meqenëse një pjesë e tyre vinin edhe nga paksa më larg si nga Brukseli ,por edhe nga viset e largëta të Gjermanisë .

 

Për jeten dhe vepren e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova foli z.Jakup Gërguri-Kryetar I Nëndeges .Me një përmbledhje nga shënime ,kryesisht nga bashkpunëtor ,dhe miq të Presidentit , z.Gërguri e pasqyroi President Rugoven nga kand-vëhtrimi si President,si Shqipëtar, si Politikan , si Besimtar , si prijës i një lëvizjeje politike , madje të një populli si Ikonë , dhe si mik.

 

Kryesuesi  i Nëndeges z.Jakup Gërguri foli pastaj edhe për shenjat e President Rugoves , sidomos për ato identifikuese , si Flamuri shtetëror me yll Davidi,Shqiponja dy krenare , emrin e Dardanisë. Gjithashtu edhe për pamjen e Presidentit foli z. Gërguri , që karakterizohej me veshje elegante ,me shall mëndafshi i interpretuar si derivim i shallit tradicional rugovas.

 

Me nga një fjale rasti u paraqiten edhe z.Qazim Bajgoraliu z.Halil Qitaku , z.Kujtim Hajdaj , z.Nazmi Muqaku ,dhe z. Hamit Halili.

 

Në vijim për të pranishmit u qfaq një film dokumentar, si Kronologji për 6 ditët e Janarit 2006 ,nga dita kur ndrroi jetë President Rugova , deri në diten e varrosjes.Ky film dokumentar prej 40 minutash u percjell me vëmendje nga të pranishmit ngase ishte sa interesant edhe diku diku tejet emocional.

 

21.01.2018 NRW-Gjermani nga Jakup Gërguri