.
×

Nën kërcënim të thikës i kërkon mbushje të telefonit



Një person është arrestuar në qytetin e Pejës pasi nën kërcënimin e thikës kishte kërcënuar një person në një kompani.

Sipas policisë të premten në rrugën “Besnik Lajqi” në Pejë, viktima, menaxher në një kompani ka raportuar se derisa ishte duke punuar, i dyshuari duke e kanosur me thikë i ka kërkuar mbushje telefonike, transmeton tch.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Për më shumë lajme, bëjeni Like duke klikuar këtu