.
×

Nehat Hyseni: Si do ta bëjë “ndryshimin” APN e Shqiprim Arifit në komunën e Preshevës?



Shkruan: Nehat Hyseni

 

Po, është e vërtetë se Shqiprim Arifi pretendon që ta “ndryshoj gjendjen” në Luginë të Preshevës.

Natyrisht, sipas Planit Aksional dhe ta kolonizoj me serbë.

Prandaj, detyrë e tij është kthimi 30 vjet mbrapa, dmth në kohën e Sllobodan Millosheviqit, që i bie në vitin 1987.

Asokohe nuk kishte parti politike shqiptare, kurse beteja kombëtare zhvillohej brenda LK.

Pasuan përjashtimet nga LK dhe nga puna gjithandej në Kosovë, por dhe në Preshevë nga Q.A.“Skënderbeu” u përjashtuan 36 profesorë dhe drejtori Riza Halimi.

Këta profesorë të përjashtuar nga puna formuan partitë politike të shqiptarve: PVD Riza Halimi, profesor i fizikës dhe nga SHPD më vonë doli PDSH-Ali Ahmedi, profesor i biologjisë.

Kështu, politikbërja e shqiptarve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës u bë e pavarur nga Leskovci e Beogradi.

Pikërisht kjo po i dhem Serbisë dhd solli Shqiprim Arifin dhe APN-në, për ta dërguar “në pension” këtë politikbërje të pavarur të Shqiptarve nga Serbia.

APN dhe Shqiprim Arifi është personi ideal: si vehabist dhe ekstremist islamik, ai është më i përshtatshëm për këtë mision serbo-rus në Luginë të Preshevës.

 

Pse?

 

Sepse, si i tillë që është, Shqiprim Arifi më lehtë depërton edhe në xhamia, në mjediset tons ku shqiptarët janë pothuajse të gjithë myslimanë, si dhe kur të kryhet misioni i tij, dmth kolonizimi i Luginës së Preshevës me serbë dhe ndryshimi i strukturës kombëtare të saj, Shqiprim Arifi është lehtë të hiqet nga skena politike, duke u akuzuar si radikalist islamik i proviniencës xhihadiste që po e terrorizon Europën me sulme me bomba  dhe vrasje masovike në Bruksel, Paris, Gjermani, etj.

Pra, pasi ta kryej misionin e tij, si “limon i shtrydhur” dhe i panevojshëm për Serbinë, do të jetë shumë më lehtë të hiqet nga skena politike.

Madje shumë më lehtë se që ishte për Millosheviqitn heqja e Rrahman Morinës me “sulmin në zemër” gjatë mbledhjes së LK, të cilën e kryesonte ai.

Asokohe Rrahman Morina mendonte se ne shqiptarët e kishim gabim dhe na thoshte se kemi “me ia pa sherrin” politikës së Ibrahim Rugovës dhe kokëfortësisë tonë dhe refuzimit të politikës së Serbisë së Millosheviqit, ashtu siç po na thotë e po na kërcënohet sot Shqiprim Arifi, se do të na “dërgoj në pension”, madje edhe se do ta burgosë zonjën Ardita Sinani, duke u mbështetur nga regjimi antishqiptar i Vuçiqit, pjesë e të cilës është.